Një 35-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi ka kanosur dhe goditur një efektiv policie. Në njoftimin për mediat, drejtoria e policisë Tiranë nuk jep detaje për shkaqet e konfliktit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin Sh. B., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka goditur dhe kanosur për shkak të detyrës, një punonjës Policie” njofton policia.