-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prej 1 viti në lidhje, kush është e dashura e famshme e Bjordit?

Kryesoret

Pas daljes nga BBV, Bjordi Mezini ka vendosur të zbuloje disa detaje të rendesishme nga jeta e tij private, siç është një lidhje dashurie.

Aktorja Anna dhe regjisori prej më shumë se 1 viti ku tashmë e kanë konfirmuar dhe nuk kanë pse fshihen për të përjetuar dashurinë e tyre,

Dyshja janë njohur në xhirimet e serialit të Ermal Mamaqit, “HOT”. Anna aty është në rolin e një prej protagonistëve, ndërkaq që Bjordi është regjisori i serialit.

Raporti i tyre ka nisur tërësisht miqësor fillimisht, por më pas dyshja ka nisur këtë raport, që duket se është në prag për t’u kthyer në një marrëdhënie të konsoliduar.

Prej më shumë sesa një viti, dyshja ia ka dal që të fshihet nga sytë e ndjekësve, duke e shijuar këtë raport larg syve të kureshtarëve.

Në intervistat e saj, aktorja ka folur edhe për Bjordin, por duke i kufizuar deklaratat vetëm tek raportet e punës. Teksa foli për rolin e saj në serial, aktorja rrëfeu se një situatë e cila kishte bërë që të tërhiqej nga seriali.

Ajo tha se në fillim për të ishin parashikuar shumë skena të nxehta që ajo nuk mund t’i luante duke u tërhequr nga seriali. Por, shtoi se me këmbënguljen e Ermalit u rikthye dhe këto skena u reduktuan.

Dhe mua më erdhi si bombë, se nuk isha përgatitur për këtë. Them që jo nuk e bëj, nëse skenari nuk ndryshohet, thashë nuk vij, Bjordi më tha ‘ok’ mos hajde. Dhe ika. Me këmbënguljen e Ermalit, ishin munduar të merrnin me të mira të shtëpisë sime, këto skena i reduktuan, në një gjë që mu duk shumë normale dhe u riktheva më e fortë se kurrë”, tha Anna.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit