16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrëzohet helikopteri në Itali, ndërron jetë piloti shqiptar

Kryesoret

Një aksident i rëndë është regjistruar në Itali ku ka mbetur i vdekur një 23-vjeçar shqiptar.

Mësohet se viktima po drejtonte një helikopter së bashku me një italian kur ata janë përplasur në një fushë në Itali. Si pasojë aksidentit ajror ka ndërruar jetë edhe 65-vjeçari italian.

Nga informacionet e para, avioni ishte nisur nga fusha ajrore e Villafranca për një mësim në një kurs për pilotët rekreativë.

Sipas një dëshmitari okular, helikopteri papritmas bëri dy rrotullime dhe ra në një fushë.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje për sigurimin e vendit të ngjarjes, frenimin e rrjedhjes së karburantit dhe nxjerrjen e dy trupave.

Të pranishëm kanë qenë edhe karabinierët, të cilët kanë kryer të gjitha konstatimet përkatëse për zbardhjen e asaj që ka ndodhur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit