Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla pak kohë para zgjedhjeve në vend është shprehur se qytetarët e komunitetit serb janë duke u kërcënuare nga strukturat ilegale e kriminale të drejtuara nga Beogradi.
Ministri ka pohuar se “Serbia po vijon me përndjekje e arrestime të serbëve të cilët akuzohen se janë angazhuar në institucionet tona”.
Në reagimin e bërë ai ka shtuar se sa i përket zgjedhjeve në veri, shumë kandidatë janë penguar e dorëheqje për shkak të presioneve e sulmeve të shumta.
“Ata janë kërcënuar në vazhdimësi, janë sulmuar, veturat dhe pronat e tyre janë djegur sapo i kanë dorëzuar targat ilegale të Serbisë, bizneset e tyre janë shkatërruar çdoherë që pronarët nuk kanë pranuar të jenë pjesë e lojërave të tyre.
Zërat ndryshe janë ndalur padrejtësisht e me orë të tëra nga policia dhe shërbimi sekret i Serbisë ndërsa tani kur jemi në proces zgjedhor, shumë kandidatë janë penguar e janë dorëhequr për shkak të presioneve e sulmeve të shumta,” është shprehur Sveçla.
Ministri mes tjerash ka shkruar se përkundër frikës që tentojnë të përhapin qarqe të caktuara të orkestruara, qytetarët duhet të dalin dhe të marrin pjesë në votime.
Zgjedhjet në katër komunat veriore do të mbahen këtë të diel.