Ish-kryeministri, Sali Berisha për mes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka analizuar të dhënat e një sondazhi qytetar, ku shihet se për koalicionin “Bashkë fitojmë”, reagimi pozitiv shënon 48%, kurse për Partinë Socialiste vetëm 9%.
Duke qenë se në grafikë bie më shumë në sy “vija e kuqe”, reagimi negativ i qytetarëve për forcat e kundërta politike, Berisha është ndalur pikërisht aty dhe ka dhënë gjykimin e tij.
“Edi Rama me Rilindjen e tij e shndërroi PS-në në partinë e urryer kombëtare! Në foto shihni reagimet pozitive dhe negative ndaj dy forcave kryesore politike! Përpara me Edi Ramën, PS ecën drejt urrejtjes popullore!” shkroi Berisha.