Ish-kryeministri, Sali Berisha po zhvillon një takim me demokratët e Delvinës ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë, Ilir Mehmeti.
Berisha u shpreh se Jugu ka një rrezik të madh nga mafia ku sipas tij ata po e shkatërrojnë vendin.
“Po vij nga Saranda. Në Sarandë, Ardit Cikuli një kandidat i mrekullueshëm, një njeri serioz, ka për karshi? Cilin ka thoni ju, asnjë qytetar të Sarandës, por ka të deleguarin e bandave të Durrësit dhe mafias së Durrësit dhe famozit, Alket Hyseni, famëziut Alket Hyseni, i cili përveç grabitjeve dhe plaçkitjeve, bëri gjithçka për të bërë me pallate me radhë eksponentët e rilindjes.
Shkoni në Sarandë, Ksamili po merr fund. Famir Shero ka përballë përfaqësuesin e Rilindjes, i cili do të bëjë pazar gjithçka me pasuritë e Konispolit. Kështu me radhë. Në Përment, Edmond Komnino, në Këlcyrë, Arjan Kasaj, në Tepelenë një inxhinier i shkëlqyer, i kthyer pas 30 vitesh nga Kanadaja, ka përballë Tërmetin që po të kishte një emër tjetër do ti thonin më mirë, tmerr njeri. Po.
Albert Malaj, në Memaliaj. Disa prej tyre i takoja për herë të parë, por disa prej tyre më impresionuan shumë. Njerëz me identitet, njerëz me cv. Dëgjova programin e Ilirit, program i një qeveritari të vërtetë, program i një njeriu që shef me sensin e përgjegjësisë, çdo potencial dhe problem të Delvinës. Programin e një njeriu që merr përgjegjësi. Dhe kështu në çdo bashki të jugut. Jugu ka një rrezik madhor, mafian, mafian dhe vetëm mafian. Po e shkatërrojnë,” u shpreh Berisha.