-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Skemë e oligarkëve”, Bejko me banorët e Ali Demit: Nuk jam çiraku i askujt

Kryesoret

Kandidati i Partisë Demokratike, Roland Bejko ka zhvilluar ditën e sotme një takim me banorët e Ali Demit.

Ai zhvilloi një bisedë me ta ku dëgjoi shqetësimet dhe problematikat e tyre ku dhe u ndal në projektvendimin për prishjen e banesave mbi 50-vjeçare që paraqesin rrezik.

“Kjo nuk është as më shumë e as më pak, një skemë e oligarkëve, për të prishur banesat e qytetarëve pasi ju prishën hapësirat publike.
Kush vjen këtu te lagja juaj, shikon që ka disa hapësira që kanë ngelur që nga koha e komunizmit dhe unë besoj se ata duhen ti zënë.
Prandaj ata duhet që të prishin banesat tuaja dhe të bëjnë kullat e larta, pasi ka disa standarde që për të bërë një kullë duhet sipërfaqe e madhe poshtë.
Për të justifikuar zonën e gjelbër. Me fitoren time nëse qytetarët më votojnë, do të iki kjo frikë, jo se kryetari i bashkisë do bllokojë parlamentarin ose qeverisë, por kryetari i bashkisë ka fuqi, që ti çojë qytetarët në këmbë, që ti çojë në këmbë kur abuzohet. Sepse unë nuk jam çiraku i askujt.
Unë nuk  jam çiraku askujt, dhe nuk kam nga mbrapa, as Çetin, as Samirin as Bashkim Ulaj”, tha Roland Bejko.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit