Kandidatja e pavarur dhe e vetme serbe për kryetare të Zveçanit, Sllgjana Pantoviç ka votuar para pak çastesh në qendrën e votimi e cila gjendet krejt pranë stacionit të policisë në Zveçan.
Pas votimit, ajo deklaroi se pret ndryshime në këto zgjedhje sepse deri tani gjërat nuk kanë shkuar siç duhet.
Pantoviç ka falënderuar të gjithë ata që dalin për të shfrytëzuar të drejtën e votës.
Sot po mbahen zgjedhjet në katër komunat veriore Mitrovicë e veriut, Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan për kryetar të rinj.