-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E rëndë në Turqi, sulmi me armë mes bandave i merr jetën foshnjës në krah të nënës

Kryesoret

Një tragjedi ka ndodhur në Adana të Turqisë, ku si pasojë e një përleshjeje të armatosur mes dy grupeve kriminale, ka humbur jetën një foshnje e cila ishte në rrugë në krahët e të ëmës.

Ngjarja ka ndodhur në rrethin Gülbahçesi të rrethit Seyhan, ku dy grupet hapën zjarr ndaj njëri-tjetrit disa herë. Si pasojë e të shtënave me armë kanë mbetur të plagosur 7 persona.

Gjatë përleshjes së armatosur, një grua që u gjet në rrugë me foshnjën në krahë u kap në mes të të shtënave me armë dhe si pasojë e zjarrit, një nga plumbat ka goditur foshnjën në prehrin e gruas.

Pas njoftimit, në rajon janë dërguar shumë ekipe policore dhe mjekësore. Ekipi mjekësor ka dërguar foshnjën dhe 7 të plagosurit në spitale të ndryshme të qytetit. Pavarësisht ndërhyrjeve në spital, foshnja nuk ka mundur të shpëtohet.

Hetimet e policisë për ngjarjen vazhdojnë, ndërsa të gjithë pjesëmarrësit në këtë sherr janë shoqëruar në komisariat, ndërsa ndaj tyre ka nisur hetimi penal.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit