-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI/ U nis drejt ishullit grek për të punuar, zhduket 53-vjeçari shqiptar në Greqi

Kryesoret

Familjarët e Shkëlqim Hysi nga Tepelena prej 9 prillit kanë humbur kontaktet me 53-vjeçarin.

Shkëlqimi hyri në shtetin grek në darkën e 7 prillit dhe ishte nisur për Athinë ku më pas do të nisej po atë ditë në ishullin Kos ku do të punonte tek një afërm.

Kjo ishte hera e parë që Hysi shkonte në Kos ndërsa në Greqi kishte shkuar dhe herë të tjera.

Mësohet se ai ka marrë tragetin për në Athinë ku më pas ndaloi në Siros. Pas në debati në 2 të natës me punonjësit e tragetit ka zbritur nga trageti. Bëhet me dije se ai i ka pasur të gjithë dokumentet në rregull.

Shkoi për të fjetur në një ndërtesë, fjeti, u lajmërua pronari i ndërtesës për vjedhje, Shkëlqimi iku dhe aty la çdo dokument dhe disa sende bashkë me telefonin. Pas verifikimeve nga policia u dëshmia se nuk kishte kryer vjedhje.

Më datë 8 prill u pa në Siros duke pirë kafe në lokal afër portit. Aty i ka thënë policisë të kthehej në Athinë, dhe polici i tha eja se me biletën që ke udhëton sërish. Këto janë të dhënat e fundit.

Familja dyshon se mund të jetë në burg. Shkëlqimi është i martuar me dy fëmijë, të cilët janë tepër të shqetësuar për fatin e tij.

Familjes i ka ardhur një informacion që është parë në Pire të Athinës dhe shqiptarët e kanë ndihmuar me 20€, e për të nuk dihet më shumë!

Humbja e tij është bërë publike dhe në mediat greke. Kush e sheh 53-vjeçarin është i lutur të kontaktojë në numrin e telefonit: 069 614 8931

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit