Mbrëmjen e sotme është regjistruar një incident në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë pranë fshatit Mëmëlisht.
Mësohet se një makinë është përfshirë nga zjarri gjatë kohës që po qarkullonte në rrugë.
Në automjet ishin drejtuesi i mjetit me bashkëshorten dhe 1 fëmijë.
Mjeti është djegur e gjitha por familjarët kanë arritur të dalin nga makina në kohë.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Pritet që për këtë ngjarje të ketë më shumë informacion në orët në vijim.
Njoftimi i policisë
Më datë 24.04.2023, rreth orës 20:55, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Memëlisht, ka rënë zjarr në automjetin tip “Citroen”, me drejtues shtetasin D. T., i cili ka qenë në lëvizje. Si pasojë e zjarrit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Nga të dhënat e paraprake dyshohet se zjarri në mjet, mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale (shkëndijë elektrike).
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.