-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Po denigron Berishën dhe Metën”! KQZ fut në hetim posterat e Ramës

Kryesoret

Koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë” është ankuar për posterat e shumicës socialiste në rrugët e Tiranës dhe të gjithë vendit me portretet e Sali Berishës dhe Ilir Metës që cilësohen si kthim mbrapa.

Ky format u cilësua si denigrues nga ana e përfaqësuesit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Altin Kaziaj në KQZ.

“Nga data 15 ka filluar një ushtri e gjithë reklamimi në çdo hapësirë publike jo publike të bashkive, me një gjuhë fyeses, denigruese, seksiste, të zotit kryeministër të këtij vendi”, tha Altin Kaziaj.

Ilirjan Celibashi u shpreh se në ditët në vijim do të bëhet shqyrtimi i denoncimit të koalicionit opozitar.

Ne kemi vendosur të hapim procedurën administrative të shqyrtimit të denoncimeve të paraqitura nga ana juaj, por edhe të disa organizatave të shoqërisë civile se si nga pikëpamja vizuale në rrugët e qyteteve po e prezantojnë fushatën elektorale PS-ja, por edhe subjektet e tjera”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit