-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkrumbohet gjatë natës makina në Korçë, dyshimet e para!

Kryesoret

Një makinë është djegur në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen nr. 5 të qytetit.

Siç njofton policia, dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike pasi nuk janë konstatuar lëvizje të dyshimta të ndonjë personi pranë mjetit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.04.2023, rreth orës 03:45, në lagjen nr. 5, rruga “10 Korriku”, ka rënë zjarr në automjetin tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit M. A., 30 vjeç, banues në Korçë, i cili ishte i parkuar. Nga kqyrja paraprake e kamerave të sigurisë të banesës, nuk janë konstatuar lëvizje të ndonjë personi të dyshimtë apo ndonjë veprim i kryer ndaj mjetit. Paraprakisht dyshohet se zjarri në mjet, mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale (shkëndijë elektrike). Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit