Një pallat në ndërtim u përfshi nga flakët mesditën e sotme në Tiranë. Policia njofton se fatmirësisht nuk ka të lënduar. Shkak u bë polisteroli.
“Te “Bulevardi i Ri” ka rënë zjarr në katin e parë në një pallat në ndërtim e sipër (ka marrë flakë polisteroli duke krijuar shumë tym) dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale” thotë policia.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.