Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i Chelseas, Armando Broja në një intervistë për “World Soccer” është shprehur i bindur se me talentin që ka Shqipëria mund të arrijë të luajë në finalet e një Europiani ose Botërori.
“Është shumë emocionuese të jesh pjesë e një skuadre me disa lojtarë të rinj shumë të veçantë. Por ajo që është gjithashtu e rëndësishme është përvoja që kemi grup, që vepron si një përzierje e mirë.
Ka të bëjë me vendosjen e të gjithëve në të njëjtën situatë dhe Sylvinho – së bashku me ndihmësin e tij Pablo Zabaleta – e kuptojnë këtë. Nuk kam asnjë dyshim që kemi plot talent aty dhe është një nder i vërtetë për mua të jem pjesë e këtij projekti.
E pamë atë që bëri Maroku në Kupën e Botës dhe besojmë se nuk ka asnjë arsye pse ne si grup të mos e përsëritim diçka të ngjashme në të ardhmen. Ne kemi talentin për ta çuar Shqipërinë në Kupën e Botës për herë të parë në historinë e saj” tha ai.