Një person ka rënë aksidentalisht nga pallati mëngjesin e sotëm në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:15, në rrugën “Margarita Tutulani”.
Sipas policisë, A. B. 56 vjeç ka rënë nga kati i katërt i pallatit dhe aktualisht ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.