-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kapet “kapo” shqiptar i drogës në Itali, sekuestrohen kokainë dhe kanabis

Kryesoret

Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar, i cili sipas mediave fqinje dyshohet se është kreu i një bande droge. Gjatë operacionit janë sekuestruar tre kilogramë kokainë e pastër, hashash dhe një pistoletë.

Shtetasi shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, besohet se ishte kreu i një rrjeti tregtarësh kokaine dhe hashashi, të vendosur në brendësi të provincës së Ankonës.

Gjatë fazave të kontrollit, të kryera të shtunën me ndihmën e njësive të qenve të policisë, përveç sasisë së drogës, gjetën edhe një pistoletë pa leje, me karikator të mbushur me 14 fishekë dhe droga u gjet brenda fenerëve dhe nën baterinë e makinës.

Sipas policisë i arrestuari maskohej si një tregtar makinash të përdorura. por hetimet e zbuluan se ai këtë metodë e përdortë për kamuflazh.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit