-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrëzohet kërkesa e Suel Çelës

Kryesoret

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit nuk ka pranuar kërkesën e Suel Çelës përmes avokatit për të ndryshuar masën e sigurisë. Ai kërkoi që nga arrest me burg të gjykohet në një masë më të lehtë. Çela vijon që të jetë në kërkim për disa vepra penale. Në fillim të muajit prill policia ushtroi disa kontrolle në tregun agro-ushqimor në Elbasan, i cili është në pronësi të Petrit Çelës, babai i Suel Çelës.

Kush është Suel Çela?

Suel Çela i njohur edhe si Marjus Lulaj për incidentin në Tregun Agro-Ushqimor që ndodhi në 18 shtator të 2017-së në Elbasan, u shpall në kërkim në Maj të 2022 në kuadër të dosjen ‘Plumbi i Artë’. Sipas dëshmisë së Nuredin Dumanit ai është porositës i tre ngjarjeve 2 të parealizuara dhe 1 e mbetur në tentativë. Suel Çela akuzohet se ka porositur atentatin e dështuar të 29 marsit 2022 ndaj Elton Kilës, që do ta kryente bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani, por i cili mbeti i plagosur rrugës dhe më pas u arrestua.

Një tjetër krim i porositur nga Suel Çela është ajo e tentativës për të vrarë administratorin e shkollës private Lulzim Masha dhe Skerdi Tase, dyshohej si vrasës me pagesë në këtë rast. Suel Çela nga Elbasani, rezulton i dënuar në Itali për trafikim narkotikësh, por ai ka arritur t’i shpëtojë burgut. Suel Çela rezulton ‘fukara’ pasi nuk ka asnjë biznes në emër të tij, ndonëse i ati është biznesmen dhe zotëron tregun agro-ushqimor në qytetin e Elbasanit, ku ndodhi dhe përplasje me policinë në 2017.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit