-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Më quajnë Zot”/ Kuzhinieri që po vret të rinjtë me helmin vdekjeprurës që po u shet!

Kryesoret

Një kuzhinier kanadez ka furnizuar të rinjtë në Britani me një helm vdekjeprurës për t’u mundësuar që të vrasin veten.

Zbulimi tronditës është bërë nga The Times. Kenneth Law ka dy vjet që ua dërgon substancën njerëzve vulnerabël anembanë botës nga një zyrë postare pranë Torontos.

Deri në shtatë vdekje, përfshirë katër në Mbretërinë e Bashkuar, janë të lidhura me helmin, që ende nuk është emërtuar. Ai e shiti helmin në një faqe interneti për të mashtruar autoritetet për qëllimin e tij të vërtetë.

Law i tha një gazetari që paraqitej si një blerës vetëvrasës, ndërsa iu mburrej njerëzve se ai po bënte “punën e Zotit”. Ai gjithashtu pretendoi se e kishte dërguar produktin te “qindra” njerëz në MB.

Substanca, e cila ka shkaktuar të paktën 70 vdekje në MB dhe Evropë, është e ligjshme për t’u shitur – dhe ka përdorime të tjera, ndërsa mjekët kanë ngritur shqetësime për disponueshmërinë e saj në mënyrë të përsëritur.

Ndihma për vetëvrasje është e paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar dhe Kanada dhe dënohet me deri në 14 vjet burg në të dy vendet.

Kur u përball me një gazetar në një qendër tregtare në periferi të Torontos, ku po dorëzonte një sërë pakosh, Law tha: “Unë po shes një produkt”. 

Law, një ish inxhinier i hapësirës ajrore, ka shumë kualifikime sipas CV-së së tij në internet dhe në 2004 kaloi gjashtë muaj në Coventry duke punuar në ekipin e programit Boeing 7E7 për Dunlop Standard Aerospace.

Po ashtu mësohet se personi më i vjetër që thuhet se ka vdekur ishte 38 vjeç, më i riu ishte 17 vjeç. Ndaj biznesit të personit në fjalë nuk u ngrit asnjë kallëzim penal, pasi u konstatua se pronarët besonin se po ua shisnin njerëzve për arsye legjitime.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit