-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmi për Berishën! Rama: SHBA u tha shqiptarëve, kujdes kur të votoni

Kryesoret

Paraditen e sotme Edi Rama mblodhi Kryesinë e PS-së për të dhënë porositë e fundit teksa po afrohet data e zgjedhjeve të 14 Majit. Kreu i qeverisë injoroi rivalët, duke thënë se kundërshtarë kanë problemet.

“Kundërshtarët tanë të vërtetë janë problemet që ka çdo bashki. Jemi në një moment të jashtëzakonshëm brenda shumë, shumë elementë, po dalim nga një kthesë e madhe e fortë nga plani ekonomik.

Fakti që paga do të shkojë 900 Euro dhe ambicia jonë është të arrijmë 60 mijë lekë pagë minimale dhe patjetër që të prekim 10 mijë eurot për frymë në rrugën drejt 2030-tës. Këto flasin për një moment të rëndësishëm për të shkuar vetëm përpara.

Në 14 Maj do të vendoset fuqia e bashkëpunimit mes qeverisë qendrore dhe vendore. Në 14 Maj njerëzit duhet të absolutisht të qëndrojnë në krahun e duhur të historisë” tha ai.

Gjatë takimeve, Rama ka paralajmëruar qytetarët se nëse votojnë rivalët nuk do të bashkëpunojë me të zgjedhurit e tyre. “Kemi një non grata të shpallur nga SHBA. Kemi thirrje për të bërë shumë kujdes në këtë pikë.

Zgjedhja është e shqiptarëve, por edhe cilësia dhe natyra e marrëdhënieve me Shqipërinë është e aleatëve tanë, e vendosin ata cilësinë e raporteve në momentin që një individ i shpallur non grata, nga më të rëndësishmit në historinë e këtij vendi në 30 vite është i padëshirueshëm. Ky nuk është presion, por mënyrë për t’ua dhënë drejtpërdrejt njerëzve” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit