Janë publikuar pamje të reja që tregojnë lidhjen e katër shtetasve britanikë me vrasësin portugez dhe porositësit për ekzekutimin e biznesmenit Ardian Nikulaj në lokalin në pronësi të tij në Shëngjin.
Në foton e mëposhtme shihen vrasësi portugez Ruben Saraiva me Edmond Haxhian së bashku në një automjet tip Golf të marrë me qira disa javë më parë nga Haxhia.
Ky i fundit është djali i dajës së personave me të cilët viktima ishte në hasmëri prej më shumë se 20 vitesh.