Një aksident i rëndë është regjistruar në Fier pasi një 54-vjeçare ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i një pallati.
“Sot rreth orës 19:40, në lagjen “8 Shkurti”, Fier, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i pallatit shtetasja T. B., 54 vjeçe”, bën me dije policia.
Gruaja aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë
Sot rreth orës 19:40, në lagjen “8 Shkurti”, Fier, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i tretë i pallatit shtetasja T. B., 54 vjeçe, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.