Dy çiftet Efi-Dea dhe Qetsor-Kristi realizuan me sukses sfidën e Moloko dhe qëndruan të përqafuar me njëri-tjetrin për tre orë pa lëvizur.
Sapo kaluan 3 orë nga limiti kohorë i përcaktuar nga Moloko, Efi, Dea, Qetsori dhe Kristi zbritën njëkohësisht nga platforma.
Zarfi i bardhë i cili shpejgonte lojën, sqaroi se çifti i cili do qëndronte deri në fund të sfidës, pra 3 orë në platformë do të përfitonte 3 mijë euro.
Tanimë që të dy çiftet qëndruan deri në fund të limitit kohorë, do komunikohet në vijim se si do ndahet çmimi, apo nëse do të ketë nga 3 mijë euro dhuratë për secilin çift.