-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO/ Alarm zjarri para fluturimit, pasagjerët hidhen nga krahët e avionit

Kryesoret

Në orët e para të mëngjesit me 4 korrik në aeroportin e Palma në Spanjë, pasagjerët në avionin e Rynair që po niseshin drejt Manchesterit kaluan një panik. Në kabinën e politiit erdhi një alarm i rremë zjarri dhe u kërkua evakuim i menjëhershëm.

Avioni ishte gati për fluturim në atë moment dhe disa pasagjerë nga frika u hodhën nga krahët e avionit për tu larguar. Autoritetet raportuan të paktën 18 të lënduar, prej të cilëve 6 u dërguan në spitale lokale për trajtim.

Shërbimet e emergjencës mbërritën në vendin e ngjarjes rreth orës 00:35. Ryanair konfirmoi më pas se alarmi i zjarrit ishte i rremë dhe organizoi një fluturim tjetër duke kërkuar ndjesë zyrtarisht për çdo shqetësim ndaj pasagjerëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit