-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministri serb: Ne nuk dot ët pranojmë që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së

Kryesoret

Përkundër faktit që Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për të mos penguar njëra-tjetrën për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq tha se Serbia kurrë nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës dhe nuk do të pranojë që ajo të bëhet anëtare e OKB-së.

Në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Daçiq kërkoi zbatimin e plotë të rezolutës së Këshillit të Sigurimit, duke thënë se ose duhet të pezullohet ose të respektohet.

“Dialogu në mes Serbisë dhe Kosovës është në momente të rëndësishme dhe ndoshta edhe të ndërlikuara politike të 27 marsit në Bruksel dhe Ohër dhe kemi treguar përpjekjet tona për normalizim të marrëdhënieve dhe raporti i sekretares tregon se ende ka pasiguri për serbët dhe është e domosdoshme që marrëveshjet, duke filluar me marrëveshjet e nënshkruara 10 vjet më parë nga Hashim Thaçi nuk janë zbatuar plotësisht. Është e domosdoshme që të formohet Asociacioni i komunave sa më shpejt që të jetë e mundur sepse është një mekanizëm për të ofruar siguri në rajonet e banuara me shumicë serbe… ky është një kusht për zbatimin e mëtejmë të marrëveshjes së arritur në Bruksel dhe Ohër“, tha ai, transmeton KP.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit