Një memorandum për emigracionin ilegal u nënshkrua të enjten nga kryeministri britanik, Rishi Sunak i cili u takua në Londër me kryeministren italiane, Giorgia Meloni.
Në deklaratat e tij, Sunak tha se memorandumi do të forcojë bashkëpunimin midis Romës dhe Londrës për të reduktuar emigracionin ilegal si dhe sigurinë.
Sunak theksoi se vlerat midis vendeve janë plotësisht të përafruara, kjo është arsyeja pse mund të punojnë së bashku në sfidat e përbashkëta, siç është lufta në Ukrainë.
“Përsëri, i bëj homazhe lidershipit tuaj, por edhe luftës kundër emigracionit të paligjshëm, që është e përbashkët për ne të dy”, tha ai, duke vlerësuar “ballafaqimin e qeverisë italiane me trafikantët dhe emigracionin ilegal”.
Por Meloni u shpreh pozitivisht edhe për homologun e saj britanik dhe punën e tij: “Unë ndjek punën tuaj dhe jam plotësisht dakord”.
Të dy vendet kanë vendosur në muajt e fundit emigracionin e parregullt në krye të axhendës, ndërkohë që do të dëshironin edhe ndërkombëtarizimin e tij.