-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tri gazetare thirren në gjyq në Iran, akuzohen për “propagandë kundër sistemit”

Kryesoret

Tri gazetare të shquara nga Teherani Saeedeh Shafiei, Mehrnoush Zarei dhe Nasim Soltanbeigi  janë thirrur ndarazi në Gjykatën e Evin-it në Moghaddasi me akuzën se raportimet e tyre prodhuan “propagandë kundër sistemit”.

Agjencia aktiviste e lajmeve HRANA raportoi të enjten, më 27 prill, se gazetaret morën ftesa të veçanta, ku u kërkohej të paraqiteshin brenda pesë ditëve në gjykatë, për ta paraqitur mbrojtjen e tyre kundër akuzave të ngritura ndaj tyre.

Këto ftesa për paraqitje në gjyq vijnë në një kohë kur është shtuar kontrolli mbi gazetarët në Iran, përderisa autoritetet po përpiqen ta kontrollojnë shpërndarjen e informacionit mes protestave të shumta për çështje të ndryshme, si: kushtet e jetesës, pagat dhe mungesa e të drejtave dhe lirive.

Një raport nga Shoqata e Gazetarëve të Teheranit tregoi se që kur protestat mbarëkombëtare u intensifikuan pas vdekjes në shtator të 22-vjeçares, Mahsa Amini, ndërsa ishte në paraburgim policor për një shkelje të supozuar të rregullave për hixhabin, rreth 70 gazetarë janë arrestuar dhe disa të tjerë janë thirrur të paraqiten në gjyq.

Në aktakuzat kundër Shafieit, Zareit dhe Soltanbeigi, qeveria iraniane ka përmendur artikujt dhe shkrimet e tyre si dëshmi se kanë prodhuar “propagandë kundër sistemit”. Ato mohojnë këto akuza./rel

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit