-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gërvalla: Daçiç është kriminel lufte dhe duhet të dalë para drejtësisë

Kryesoret

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së kërkoi që kryediplomati serb, Ivica Daçiç të sillet para drejtësisë ndërkombëtare.

Ajo në tri gjuhë, në gjuhën angleze, shqipe dhe serbe e akuzoi Daçiqin për krime lufte, vrasje masive dhe përdhunime gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Ivica Daçiç tani ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë është përgjegjës për vrasje masive, dhunim si armë e luftës dhe krime lufte. Ai duhet të sillet para drejtësisë, para një tribunali për krime lufte…Nga viti 1992 deri në vitin 2000 ishte dora e djathtë e kasapit të Ballkanit, Millosheviq”, tha ajo.

Kryediplomatja kosovare, në fjalinë e parë porsa mori fjalën u ankua që nuk u lejua të flasë në gjuhën shqipe në seancën e Këshillit të Sigurimit në OKB, ku po diskutohet raporti për Kosovën.

Përkitazi me këtë ajo tha se raporti i UNMIKU-ut për Kosovën ka gabime të mëdha.

Duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, Gërvalla u shpreh se kur Kosova nënshkruan diçka e mban fjalën, ndryshe nga Serbia që marrëveshjen i bën vetëm si farsë.

Në anën tjetër, Gërvalla tha se Rusia si aleati më i afërt i Serbisë është kërcënim për Kosovën dhe rajonin.

Mirëpo, ajo nënvizoi se Kosova nuk do të jetë kurrë më e pambrojtur./KosovaPress

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit