Teksa qeveria shqiptare ka një plan ambicioz për rritjen e pagave në dy vitet në vijim në administratën publike, vendet e tjera të Ballkanit gjatë dy viteve të fundit, por edhe këtë vit, kanë krijuar kushtet për një rritje më të lartë dhe më koherente të tyre.
Banka Botërore, në raportin e rregullt ekonomik 3-mujor, vuri në dukje se shumica vendeve në Ballkan aplikuan rritje të pagave në sektorin publik në fillim të vitit 2023. Serbia, për shembull, rriti pagat me 12.5% për nëpunësit civilë në fillim të vitit 2023.
Mali i Zi rriti pagat neto administratës publike, arsimit dhe shëndetësisë me gati 20%. Në Kosovë hyri një ligj i ri për pagat në sektorin publik, që synon të rrisë shpenzimet totale të pagave me 15%.
Maqedonia e Veriut po punon për një Ligji të ri të pagave, pas kërkesave të vazhdueshme nga Federata e Sindikatave. Inflacioni rriti presionet për rritjen e pagave që më 2022 në të gjitha vendet e Rajonit.
Në Mal të Zi, paga mesatare mujore neto u rrit me 18.7% në terma realë në vitin 2022. Në Shqipëri, më 2022, pagat nominale u rritën me 10.8% deri në dhjetor 2022 (ose 3.4% në terma realë), duke reflektuar rritjen e kërkesës për punë në sektorin privat.