-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria, e dyta në rajon për çmimet më të shtrenjta të energjisë për familjarët!

Kryesoret

Ndonëse familjarët shqiptarë “shpëtuan” pa iu rritur çmimet e energjisë në muajt e fundit të 2022-t për konsumin mbi 800 kwh, sërish ata e kanë energjinë ndër më të shtrenjtat në rajon.

Eurostat ka publikuar të dhënat për çmimet e energjisë për vendet e Europës deri në fund të 6 mujorit të dytë 2022. Çmimi mesatar për konsumatorët familjarë shqiptarë është 0.0976 euro/kwh orë, që e rendit vendin të dytin më të shtrenjtin në rajon, pas Maqedonisë së Veriut (0.103 euro/kwh).

Mali i Zi e ka energjinë pak më lirë se Shqipëria (0.096), Bosnjë dhe Hercegovina (0.0893), Serbia (0.0869). Turqia e ka energjinë 0.087 euro/kwh.

Kosova e kishte energjinë për familjarët më të lirë në Europë deri në fund të vitit 2022, në 0.0637 euro/kwh. Më 1 prill, në Kosovë u shtrenjtua energjia elektrike për 15 për qind dhe kjo është hera e dytë që shtrenjtohet në harkun kohor prej 14 muajsh.

Ndërkohë rreth 200 mijë familje përfituan subvencion mujor për shtrenjtimin e energjisë për sezonin dimëror, ndërkaq gjatë muajve në vijim qeveria do të subvencionojë vetëm familjet në nevojë.

Në Shqipëri në shtator të vitit të kaluar qeveria paralajmëroi që energjia mbi konsumin prej 800 kwh do të shtrenjtohej në 42 lekë/kë orë, për periudhën tetor-dhjetor (nga 9.5 lekë), si rrjedhojë e situatës së vështirë në bursat ndërkombëtare, por më pas u tërhoq nga ky vendim për shkak të përmirësimit të situatës hidrike.

SHKRIMI I PLOTË NË MONITOR.AL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit