-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO/ Sulm me raketa në Mykolaiv, një i vrarë dhe 23 të plagosur!

Kryesoret

Forcat ruse kanë sulmuar me raketa Mykolaiv, duke vrarë një person dhe duke plagosur 15 të tjerë. Lajmi është bërë  i ditur nga guvernatori i rajonit jugor të Ukrainës, i cili tha se raketat ruse kishin goditur gjithashtu një ndërtesë apartamentesh dhe një shtëpi private.

Zelensky gjithashtu ka postuar një video që tregon dëmet e shkaktuara nga një sulm rus në Mykolaiv gjatë natës, numri i të plagosurve tani është rritur në 23, duke përfshirë një fëmijë, sipas tij.

“Pushtuesi nuk pushon kurrë së vërtetuari se qëllimi kryesor i kësaj lufte është terrori dhe shkatërrimi i ukrainasve dhe i gjithçkaje ukrainase. Natën, Rusia bombardoi Mykolaiv me katër raketa Kalibr të lëshuara nga Deti i Zi. Armët me precizion të lartë u drejtuan në shtëpitë private, një ndërtesë historike dhe një ndërtesë të lartë. Për momentin është raportuar për 1 të vrarë dhe 23 të plagosur, mes tyre edhe një fëmijë. I përjetshëm kujtimi për të ndjerin dhe shërim i shpejtë për të plagosurit,” tha Zelensky.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit