Java që lamë pas në “Abissnet Superiore” ka kaluar pa incidente, ndërkohë që për sjellje të gabuar të tifozerisë janë dënuar vetëm Tirana dhe Vllaznia në klasiken e Shqipërisë.
Megjithatë, Komisioni i Disiplinës i ka dhënë një dënim të ashpër edhe mbrojtësit të Kastriotit, Eneid Kodra i cili dy javë më parë u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen ndaj Bylisit.
Ndërkohë, është hedhur poshtë edhe kërkesa e futbollistit të Kukësit, Dejan Rexhmati për faljen e dënimit, i cili është dënuar pak javë më parë me 10 ndeshje pezullim.