Autoritet belge kanë dënuar një 32-vjeçar shqiptar pasi merrej me trafik kokaine.
Shqiptari është dënuar me 3 vite burg dhe i është sekuestruar makina e tij tip “Mercedez” dhe një orë.
Arrestimi i tij është kryer më 22 dhjetor të vitit të 2021 pasi në shtëpinë e shqiptarit u gjetën 21 doza kokaine, 5000 euro cash dhe orë dore me vlerë 71 mijë euro.
Shqiptari nga tregtia e kokainës gjatë dy viteve u ka shitur drogë të paktën 90 personave.