Autoritet italiane kanë arrestuar një 39-vjeçar shqiptar pasi akuzohej për vjedhjen disa banesave.
Sipas raportimeve nga mediat italiane me datën 21 prill policia pas dyshimeve nga sjellja e dyshimtë e “postierit” kanë ndjekur makinën “Peugeot” në të cilën udhëtonte shqiptari.
Pas disa minutash vëzhgimi ai ndal para një vile.. Nga makina ka dalë një burrë i cili ka veshur me nxitim uniformën e postierit dhe më pas u fut në makinë duke u larguar shumë shpejt.
Pas ndërhyrjes së policisë ai ka tentuar të largohet ku ka përdorur dhunë duke i goditur me grusht.
Mjeti në të cilën udhëtonte shqiptari kishte targa të vjedhura.