Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale në lidhje me premtimin e qeverisë për rritjen e pagave.
Tabaku i ka quajtur premtime boshe dhe elektorale atë të rritjes së pagave nga socialistët përpara zgjedhjeve të 14 majit.
“Inflacioni i premtimeve socialiste! Prej javësh dëgjoj dhe lexoj rreshta pa fund për pagat e reja por deri tani nuk po shoh asnjë VKM, akt të qeverisë apo projektligj që shtyhet për t’u votuar. Mbetemi në kuadrin e premtimeve elektorale dhe inflacionit të premtimeve socialiste përpara zgjedhjeve. Ëndrra në beze, do thonin të parët! Mos i merrni shqiptarët për budallenj!”, shkruan ndër të tjera në reagimin e saj, Jorida Tabaku.