Vrasësit e Eglantina Buçit, Faik dhe Shkëlzen Buçi të cilët janë dënuar me nga 25 vite burg pas dënimit po kërkojnë pafajësi nga Gjykata e Lartë.
Viktima është vajza dhe motra e 2 autorëve. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasi 23-vjeçarja donte të bashkëjetonte me të dashurin por ka hasur probleme nga familjarët të cilët nuk kanë qenë dakord. Situatë e cila përfundoi me marrjen e jetës së vajzës së re.
Babë e bir pasi kanë vrarë Eglantinën në vitin 2012 e kanë fshehur vrasjen e saj duke e groposur në Malin e Gropa. Dënimi i autorëve është marrë e vendim të prerë nga Apeli por ata po kërkojnë pafajësinë.
Ngjarja e rëndë ishte e pazbuluar deri 2 vite më parë. Fati i të ndjerës u zbulua pasi në zonën ku u gropos viktima u zbulua skeleti i saj.
Pas ekzaminimit rezultoi se skeleti i përkiste Eglantina Buçit.
Si ndodhi vrasja
Shkëlzeni i ka kërkuar Eglantinës të pinë një kafe. Ata shoqëroheshin edhe nga një shoku i Shkëlzenit.
23-vjeçarja rrugës në vendin ku u gropos e kuptoi se diçka nuk po shkonte siç duhet. Në këtë moment, i vëllai nxori pistoletën dhe e qëlloi me një plumb.
Pas 8 vitesh, shoku i Shkëlzenit, një person i cili ka marrë statusin e të penduarit të drejtësisë rrëfeu para hetuesve gjithçka dinte për këtë ngjarje të rëndë.
Me dëshminë e tij u arrestua edhe Faiku, ndërsa shoku akuzohet se i ka ndihmuar babë e bir për të vrarë dhe fshehur trupin e vajzës.