-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e biznesmenit/ Hileja që përdori spiuni anglez në Shëngjin

Kryesoret

Asnjë nga gjashtë anëtarët e skuadrës së vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Lezhë nuk është arrestuar. Të gjithë u arratisën brenda pak orëve pas ekzekutimit. U larguan nga pika të ndryshme të kalimit për të humbur gjurmët.

Por policia kopsiti dosjen duke zbuluar lëvizjet. Nga hetimet ka rezultuar se njëri anglezët që erdhi në Shëngjin nuk u regjistrua në hotel për të mos lënë gjurmë.

Britaniku Harry James Simpson, i cili ka pasur rolin e vëzhguesit të afërt, është me 27 precedentë penalë për drogë e vjedhje në Britani. Ai ka mbërritur në 11 Prill. Recepsionisti nuk e ka regjistruar me pasaportë.

Harry James Simpson ka pasur një valixhe me vete dhe ka shtyrë qëndrimin çdo ditë deri pasditen e 19 Prillit. Ai e bënte pagesën çdo ditë.

Sipas dëshmisë së recepsionistit, ditën e ngjarjes ai ka dalë në orën 09:00 të mëngjesit dhe është kthyer rreth drekës duke i treguar recepsionistit për plumbat te lokali ku kishte qenë dhe ka kërkuar një taksi.

Me taksi është nisur në orën 14:30 dhe ka mbërritur në aeroportin e Rinasit në orën 15:30. Është filmuar nga kamerat e aeroportit të hyjë në tualet e të ndërrojë rrobat.

Ka berë check-in dhe në 21:34 është fiksuar te pika e kontrollit të pasaportave, ku ka tentuar të kalojë pa e skanuar. Është thirrur nga policët dhe më pas është regjistruar.

“U shokova…”! Fjalët e spiunit anglez që i hodhi “hi syve” pronarit të hotelit në Lezhë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit