-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çnjerëzore në Itali, foshnja e sapo lindur gjendet e vdekur në koshin e mbeturinave

Kryesoret

Milano është tronditur sot pasi në në kazan mbeturinash është gjetur trupi i pajetë i një foshnje. Mendohet se foshnja është hedhur atje disa orë pas lindjes.

Hetimet e mjekëve do të jenë vendimtare për të kuptuar nëse vajza e gjetur e mbështjellë me xhup, ishte braktisur e gjallë apo e vdekur.

Trupi i vogël i pajetë u gjet nga një burrë i cili u afrua te kazani i mbeturinave për të lënë një çantë me disa rroba të përdorura.

Ai vuri re praninë e një dore të vogël që dilte nga brenda dhe më pas bëri zbulimin e tmerrshëm.

Trupit të vogëlushes, e cila kishte lindur disa orë më parë, me urdhër të prokurorit kujdestar, Paolo Storari do të bëhet autopsi.

Po ashtu po shikohen kamerat sigurisë në zonë dhe në spitalet e Milanos për të parë nëse ndonjë grua është paraqitur për mjekim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit