Deputeti Flamur Noka ka marrë pjesë në takimin e zhvilluar me banorët e Pustecit për prezantimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë, Pandi Jani.
Në takim ishte i pranishëm e dhe kreu i Partisë Liria, Ilir Meta. Gjatë fjalës së tij, Ndoka u se votat e 14 majit janë jetike për ndarjen nga qeveria e kryeministrit, Edi Rama.
“Është domosdoshmëri jetike ndarja njëherë e mirë nga Edi Rama. Keni të gjithë arsyet për të votuar kundër edhe kryetarit aktual të bashkisë.
Vota më 14 maj do të përcaktojë fituesin. Në katër vite kryetari aktual nuk ka bërë asgjë.
Ai vetëm ka vjedhur të gjitha fondet e komunës, dhe ato nuk janë fonde që vijnë nga qielli, por janë taksat tuaja. Ata dinë vetëm të vjedhin dhe të bëjnë tendera,” u shpreh Ndoka.