Senati Amerikan miratoi kandidaturën e diplomatit David Kontelancik për të qenë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. Kostelancik do të zëvendësojë ambasadoren aktuale në Shqipëri Yuri Kim. David Kostelançik është një diplomat me karrierë të gjatë në DASH. Aktualisht punon si këshilltar në shtabin e ushtrisë amerikanë në Pentagon.
Ka shërbyer dy herë si ambasador në Rusi dhe zëvendës ambasador në Hungari. Në DASH ka drejtuar byronë për Europën Jugore si dhe zyrën për Rusinë. Për David Kostelançik kjo do të jetë hera e dytë për të punuar si diplomat në Shqipëri.
Në vitet 1993-1995 ai ka qenë pjesë e Ambasadës amerikane. David Kostelançik flet gjuhët e huaja, ruse, hungareze, turke dhe shqip. Zgjedhja e një diplomati ekspert të çështjeve ruse nga DASH si ambasador në Tiranë nuk është e rastësishme. Vjen në një kohë kur tentativat e Rusisë për destabilizuar rajonin e Ballkanit janë prezente.
Përmes sjelljes në rajon të një eksperti për çështjet e Rusisë, DASH realizon atë që nuk mundi të bëjë me dërgimin në Shqipëri të nominuarës për ambasadore Kathleen Ann Kavalec. Ajo u bllokua në senat në vitin 2019 përmes një lobimi. Vendin e Kathleen Ann Kavalec e zuri Ambasadorja Yuri Kim. Ardhja si ambasador në Tiranë e David Kostelançik nuk pritet t’i ndryshojë prioritet e deritanishme të SHBA për Shqipërinë, të udhëhequra nga Yuri Kim.