-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përmetarët nuk i shpëtojnë ironive, Rama: Doni rrugë falas merrni noc rrokun pastaj

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme me qytetarët në Përmet ku ka prezantuar kandidatët e PS për bashkinë.

Gjatë fjalës së tij ai nuk ka kursyer ironitë ndaj opozitës por jo vetëm. Kësaj here nuk ka kursyer as qytetarët të cilëve iu drejtua duke u thënë se nëse duan rrugën falas të votojnë kandidatët e opozitës. Më tej ai ka shtuar duke thëne se ata do të marrin “noc rrokun”.

“Ne ja kemi bërë 0 taksën biznesit të vogël. Nuk është rastësi që dhjetëra e mijëra biznese të vogla janë hapur gjatë vitit të kaluar. Në po bëjmë një rritje pagash, rritjen e pagave mesatare nga 550 mijë lekë në 900 mijë lekë.

E kanë interpretuar shqetësimin tim si kërcënim. Nëse Këlcyra kthehet pas, do të jetë e pamundur që të ketë mbështetje nga ne, jo se ne nuk duam ta mbështesim, por këta kandidatë që premtojnë ujë falas nëpër çezma duhen hedhur në lumë edhe t’i thuash ik nga ke ardhur. Këta sjellin frymën e Sudes dhe Xhaferrit.

Këta i shikojnë bashkitë si kështjella për t’i marrë peng. Nuk ka mundësi të bashkëpunosh me ta sepse nuk e duan punën. Duan sherr e konflikt. Duan t’i kthejnë bashkitë në barrikada që të bëjnë sherr me qeverinë.

Shikoni Shkodrën, ne kemi bërë shumë për Shkodrën, por kemi bërë vetëm ato gjëra që nuk kishin lidhje me bashkinë. Si do merrni ju njerëz që nuk mbushin, e t’ju jepni bashkinë këtu. Shifni e bëni. Ballaban Berat ne do ta bëjmë, por jo falas. Po e doni falas, merrni ata të tjerët dhe të merrni jo rrugët, por noc rrokun pastaj”, u shpreh Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit