-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestimi i 4 spiunëve të Nikulaj, ja kur do të mbahet ekstradimi i tyre

Kryesoret

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me spiunët e vrasjes së biznesmenit, Ardian Nikulaj. 4 nga 6 personat e shpallur në kërkim janë arrestuar sot nga policia britanike dhe pritet që ata të ekstradohen sapo të mbarojnë procedurat.

Seanca gjyqësore për ekstradimin e tyre pritet të mbahet më 5 Maj. Ndërkohë sot kanë dalë përpara gjykatës Edmond Haxhia, Stephen Hunt dhe Thomas Mithan, të cilët u lanë në burg deri sa të jepet vendimi për ekstradimin e tyre.

Një zëdhënës i gjykatës britanike tha për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu se gjyqtarja që po merret me çështjen Neeta Minhas e quajti të drejtë kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e tyre.

Pas zbardhjes së vrasjes rezultoi se ngjarja ishte për gjakmarrje ku më pas policia identifikoi 6 persona të cilët janë përfshirë në vrasjen e 50-vjeçarit.

Ndërkohë nga keta 6 persona vetëm ditën e sotme janë vënë në pranga 4 prej tyre, të cilët priten të ekstradohen drejt Shqipërisë.

Mësohet se vendndodhja e 4 të arrestuarve është zbuluar nga telefonat të cilat përdornin.

Siç raportohet në media, të katër personat e arrestuar ndodheshin në Angli, dhe se policia britanike ra në gjurmët e tyre nëpërmjet telefonave celular që përdornin.

Të arrestuarit e deri tanishëm për veç bashkëpunimit për vrasjen e Nikulajt ata jetonin në Angli në zona të afërta me njeri-tjetrin.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit