Juventus ka harruar sesi të fitojë në Serie A. Pas 3 barazimesh radhazi, “Zonja e Vjetër” barazoi 1-1 ndaj Bolognas në transfertë. Vendasit nga D’All Ara morën frenat e lojës që në minutën e dhjetë pas golit të Orsolinit. në minutën e 30-të, Milik do gabonte nga pika e bardhë e penalltisë, duke humbur kështu një mundësi të artë.
Polaku rregulloi gabimin në fillimin e pjesës së dytë. Sulmuesi vendosi ekuilibrat në 1-1, rezultat ky që mbeti i pandryshuar deri në fund. Ekipi i Allegrit renditet në vendi ne 3-të me 60 pikë. Bologna është e qetë në vendin e tetë.