Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula për mes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se veprimet e qeverisë po falimentojnë jo vetëm familjet shqiptare, por edhe bizneset dhe prodhimi vendas.
Sula u shpreh se mazhoranca mendon vetën për ata që u jep koncesione, ndërsa shtoi se sloganin “Vetëm Përpara”, e kanë vetëm ministrat, për drejtorët dhe klientët e tyre.
Postimi i plotë:
“Për Para” vetëm për pushtetarët se shqiptarët vetëm po varfërohen.
Shqiptarët po varfërohen çdo ditë e më shumë, por pushteti e ka vendos sloganin “Vetëm përpara”. Slogani i ka buruar nga shpirti dhe qartazi e ka fjalën vetëm për para për ministrat, për drejtorët dhe klientët e tyre.
Ndërkohë qytetarët vijojnë varfërohen. Banka e Shqipërisë thotë se në 2022 buxheti i familjeve shqiptare u dobësua. Ndërsa projeksionet janë edhe më të zymta për gjysmën e parë të vitit 2023.
Në Raportin e Stabilitetit Financiar për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2022, BSH vëren se aktualisht 26 për qind e familjeve në Shqipëri kanë një hua për të shlyer, por aftësia e tyre paguese ka rënë.
“Rreth 47% e familjeve huamarrëse kanë deklaruar se aftësia e tyre paguese “nuk ka ndryshuar” gjatë periudhës, ndërsa pjesa tjetër raportojnë një përkeqësim të aftësisë së tyre paguese krahasuar me periudhën paraardhëse, të cilën familjet ia atribuojnë rritjes së ndjeshme të çmimeve në vend,” thuhet në raport.
Jo vetëm familjet, por qeveria po falimenton edhe bizneset dhe prodhimin vendas. Të gjitha shoqatat e biznesit janë bërë bashkë dhe i kërkojnë qeverisë të ndërhyjë për te shmangur falimentimin e prodhimit vendas, por qeveria mendon vetëm për ata që u jep koncesione.
Me familjet më të varfëruara, me bizneset duke falimentuar pretendojnë te shkojnë vetëm përpara.