Tirana ka triumfuar 1-0 ndaj Kastiotit në Elbasan Arena me një gol të realizuar në limit me kokë nga Ardit Hila. Me këtë fitore, kryeqytetasit kryesojnë renditjen e Superiores me 6 pikë më shumë se Partizani ndjekës.
Nga ana tjetër, Kastrioti mbetet në fund të tabelës me 31 pikë. Egnatia ka shkatërruar në transfertë 0-4 Vllazninë dhe i afrohen akoma më shumë objektivit Europë.
4 gola shumë të bukur nga 4 autorë të ndryshëm (Mëgjulla 23’, Duamena 55’, Fernando 77’, Jackson 83’) i kanë dhënë një sukses mëse të merituar skuadrës nga Rrogozhina, që ka goditur Vllazninë në kundërsulm fillimisht dhe më pas ka dominuar në fushën e blertë.