-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Blushi: Provat, ja si po vjedh Veliaj taksat e qytetarëve me asfaltin elektoral

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi akuzoi Erion Veliajn se abuzon përmes asfaltit elektoral. Blushi thotë se në Njësinë Bashkiake nr.5, në tri rrugë të shtruara brenda një distance 70 sekondash nga njëra-tjetra, rezulton se metri i asfaltit ka kosto të ndryshme. 

“Do të denoncoj sot një rast skandaloz të abuzimit flagrant me taksat e qytetarëve të Tiranës, nëpërmjet asfaltit elektoral, që po hidhet me nxitim nga Erion Veliaj në shumë rrugë të kryeqytetit, të braktisura prej tij prej 8 vitesh.

Nga një verifikim në terren, në Njësinë Bashkiake Nr.5, në tre rrugë të shtruara brenda një distance prej 70 sekondash larg njëra-tjetrës, rezulton se metri i asfaltit elektoral është i ndryshëm.

Ndërkohë kemi të njëjtën kompani ndërtimi, që ka kryer të njëjtin objekt punimesh: sistemim-asfaltim. Të dashur qytetarë, Si është e mundur që brenda një distance kaq të shkurtër, në tre rrugë që ndodhen në të njëjtën zonë dhe në të njëjtin terren, kemi  tre çmime të ndryshme për metër të asfaltit elektoral?!” tha Blushi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit