Mbrëmjen e sotme është regjistruar një ngjarje e rëndë në fshatin Breg Shkozë të Vorës ku një burrë ka qëlluar me sëpatë gruan pas koke.
72-vjeçari Qazim Budlla ka goditur me sëpatë gruan e tij, 79-vjeçare Vasilika Budalla pasa një sherri të çastit.
Gruaja fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën ndërsa është transportuar për të marrë mjekimin në Spitalin e Traumës.
Dyshohet bashkëshorti i së plagosurës është me probleme të shëndetit mendor pasi mësohet se ai e kishte dhunuar edhe më parë pasi ka shenja të shumta në trup.
Ndihma e parë i është dhënë nga qendra shëndetësore e Fushë Krujës.