Renaldo Sulaj, që është njëri prej të arrestuarve dhe dënuarve për grabitjen në Rinasit është liruar për pak kohë nga burgu pasi ka marrë pjesë në varrimin e një të afërmi. Ai është shoqëruar nga policia nën masa të rrepta sigurie.
Grabitja spektakolare në Rinas, ndodhi mesditën e 9 prillit të 2019, një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi 4.6 milionë euro që do të transportoheshin drejt Vjenës.
Gjatë largimit pati edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku mbeti i vrarë Admir Murataj, i cili njihej si ‘truri’ i grabitjeve.