-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta: Veliaj pagoi deklaratat e VIP-ave për fushatë me lekët e qytetarëve

Kryesoret

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzoi sot se më shumë se gjysma e buxhetit të bashkisë Tiranë që drejtohet nga Erion Veliaj shkon për pagat e punonjësve të një administrate që është fryrë dhe deklaratat e VIP-ave, që kanë dalë në krah të tij. E fundit ishte Rita Ora.

Të gjitha paratë shkojnë për propagandë dhe për deklarata VIP-ash. Tani është koha të flasin qytetarët dhe është koha të ndëshkojmë edhe VIP-at që flasin në këmbim të përfitimeve që marrin nga kryetari i komanduar”, tha Ilir Meta.

Ish-presidenti u pyet edhe për faktin nëse i trembet vjedhjes së votave duke qenë se në gjysmën e Shqipërisë nuk do të kenë numërues.

Absolutisht kjo është histori që nuk ka më vlerë. Ky është një proces që e ka marrë në dorë populli, do të votojë, pavarësisht përpjekjeve për të dekurajuar.

Të gjithë do të jemi atje, te qendrat e votimit, deri kur të numërohet edhe vota e fundit. Këto janë procese që i kalojnë të kaluarës kur Rama fiksonte rezultatet” tha ai.

Fushatën e rivalit socialist e cilësoi milionere. “Postera pa fund. Miliona euro janë hedhur në të gjithë Shqipërinë për një kandidat që nuk ekziston. Më thoni në cilën fletë votimi është Edi Rama?” tha Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit