-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama thirrje grave në Pogradec: Mbyllini burrat demokratë brenda shtëpisë në 14 maj!

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me qytetarët në Pogradec, u ka kërkuar që në 14 maj të kujtojnë se para se bashkia të ishte në duart e PS, në pjesën më të madhe të qytetit nuk kishte as ndriçim.

Ndërsa në formë batute, ai u kërkoi grave që në 14 “të mbyllin në shtëpi” burrat demokratë për të mos i lënë të votojnë për kandidatin që përfaqëson Metën dhe Berishën të cilët sipas tij duan të fitojnë bashki vetëm për t’i mbajtur peng.

“Në 14 maj kam besim të madh tek gratë. Burrat të na japin atë votën e tyre, faleminderit shumë, edhe të vazhdojnë të luajnë dhe të kuvendojnë. Gratë jam i bindur se do na japin shumë më tepër se aq. Nëse ndonjë nga ato zonjat që kanë burrat me mendjen mbrapa dhe thonë nuk kam çfarë i bëj burrit se është i djathtë. Do i thoni po mirë more si do dalësh nga shtëpia e do mbash radhë për të votuar Like Floririn? Se edhe atë tjetrin hajt më, po se ke fare në fletë votimi. Tjetri ikën nga fleta votimit, ti voton ta fusësh prapë. Ja ku u katandis PD e madhe, në dorën e Like Floririt. Gratë e kuptojnë mirë këtë punë. Tani turruni nëpër gjitonë edhe burrë më burrë, koka mbrapa, çelësi i mbyllur brenda”-tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit